Gjatë kësaj të marteje, Policia e Kosovës ka bastisur një shtëpi dhe një lokal në tregun e gjelbër në Gjilan, sepse dyshohej se aty është duke u kryer vepra penale “Tregti e Ndaluar”.
Policia e Kosovës ka njoftuar se lidhur me rastin janë iniciuar në procedurë të rregullt rastet për “Tregti e Ndaluar” dhe “Shmangie nga Tatimi”, derisa të gjitha veprimet e tjera janë ndërmarrë në koordinim me autoritetet kompetente të drejtësisë.
Gjatë operacionit të bastisjes e kontrollit në shtëpinë dhe lokalin dhe biznesin e lartcekur janë gjetur dhe sekuestruar nga autoritetet doganore provat si në vijim:
-Filtër për cigare “Grand” 8 pako X 50 copë X 200 letra për cigare;
-Fleta për mbështjelljen e cigareve 110 komplete;
-Duhan i grirë i përpunuar 104 X, 0,500 g;
-Cigare VIP, 77 paketime x 20 cigare;
-Cigare Malboro, 62 pako X 20 cigare;
-Cigare NINE 29 pakoX 20 cigare e të tjerë.