Kompania ka njoftuar për planin e krijimit të një qendre të madhe robotike në objektin e tyre në Hullavington Airfield, në Wiltshire.
Vendi do të jetë shtëpia e 250 inxhinierëve robotikë, ku tashmë dyson prodhon fshesë me korrent robotik.
Sipas kompanisë Dyson investimet e tyre janë të mëdha për zhvillim të teknologjisë së re dhe shumica e kolektivit të cilët janë bashkuar këtë vit në kompani janë shkencëtar, inxhinierë dhe kodues.
Por kompania është duke punësuar edhe inxhinierë robotikë, duke përfshirë vizionin kompjuterik, mësimin e makinerive, sensorët dhe “mekatronikën”.
Përmes një video në Konferencën Ndërkombëtare për Robotikën dhe Automatizimin në Filadelfia, kompania ka zbuluar paksa për robotët.
Krahët e robotëve shihen duke marrë pjata, lodra të buta, shishe detergjenti me sa duket kjo është një ndihmë për punët e shtëpisë.
Por kjo punë nuk është zbuluar ende tërësisht, mbetet për t’u parë, megjithëse robotët do të ishin një ndihmesë.