Katër persona të lënduar nga një aksident trafiku në Kaçanik

Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur në fshatin Bajnicë të Kaçanikut

Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur në rrugën Ferizaj-Shtërpcë, konkretisht, në fshatin Bajnicë të Kaçanikut.

Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Kanun Veseli.

Sipas tij, në aksident janë përfshirë dy vetura.

“Ju njoftojmë se sot rreth orës 17:05 në rrugën Ferizaj – Shtërpcë, në fsh. Bajnicë K. Kaçanikut ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy vetura. Veç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar 4 persona. Ekipe të policisë të Trafikut Rajonal dhe Emergjenca kanë dalë në vendin e ngjarjes”- ka deklaruar Veseli.

Veseli shtoi se personat e lënduar janë dërguar në Spitalin e Ferizajt.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Stane Gashi, nëna e UÇK-së

Nue Gashi dhe heroina, gruaja Stane Gashi, kishin 11 fëmijë, 3 vajza e 8 djemë. 3 prej djemve luftuan me armë në duar nën...

Të fundit nga rubrika