Përfundon marshi për vrasjen e Liridona Ademajt në Prishtinë

Protestuesit kanë thyer kordonin e policisë dhe kanë kaluar në oborrin e Qeverisë së Kosovës

Me moton “Nuk ka paqe pa sigurinë e grave” në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë është protestuar në kërkim të drejtësisë për vrasjen mizore të Liridona Ademajt më 29 nëntor dhe për të gjitha gratë që u vranë në Kosovë.

Protestuesit kanë thyer kordonin e policisë dhe kanë kaluar në oborrin e Qeverisë së Kosovës.

Në videon e siguruar nga RTV Dukagjini, protestuesit kanë shpalosur një pankartë me foton e Liridona Ademajt nën mbishkrimin “Drejtësi për Liridonën”.

Duke mbajtur pankarta me mbishkrime si, “Nuk ka paqe pa sigurinë e grave” dhe “Vrasësit e grave në burg”, dhe duke brohoritur “Liri, barazi, solidaritet”, “Drejtësi për Liridonën” dhe “Drejtësi për gratë e vrara”, protestuesit marshuan nga sheshi “Zahir Pajaziti” deri te ndërtesa e Qeverisë së Kosovës në qendër të qytetit.

Ata kanë protestuar duke thënë se “vrasjet e grave duhet të trajtohen me urgjencë kombëtare” dhe “poshtë patriarkati”.

Protestuesit kanë hedhur tym të zi në drejtim të policisë.

Protestohet në Prishtinë pas vrasjes mizore të Liridona Ademajt

Shija e redaktorit

Takimi i shefit të CIA-s dhe atij të AKI-së, në...

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) ka dhënë detaje për takimin në mes të shefit të CIA-s, William Burns dhe drejtorit të kësaj agjencie,...

Libraria Dukagjini lehtëson blerjen e teksteve shkollore, hap pikën e...

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, Libraria Dukagjini është kujdesur që t’ua lehtësoj procesin e blerjes së librave për prindërit dhe...

Prindërit vazhdojnë furnizimin me tekste shkollore, interesim i lartë për...

Çdo shtator, sikurse qëllimin edhe adresën e kanë po të njëjtën. E këtë vit, edhe pakënaqësitë. Së bashku me fëmijët, prindër të shumtë kanë filluar...

Të fundit nga rubrika