Rezultatet e dobëta në PISA, Hoxha i zhgënjyer nga Kurti: Gjithmonë e kemi parë me libra sa ishte nxënës

Analisti, Ylli Hoxha, ka shprehur zhgënjimin e tij pas lajmit se Kosova renditet në vendet e fundit në rezultatet e testit të PISA-s për vitin 2022. Ai ka shfaqur zhgënjimin e tij ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke thënë se ka pritur një rritje të cilësisë në arsim nga kjo qeveri

Analisti, Ylli Hoxha

Kosova, gjatë ditës së martë mori lajmin nga Parisi i Francës se është renditur pothuajse në vendet e fundit në rezultatet e testit të PISA-s për vitin 2022.

E shkaku i këtij rezultati të dobët analisti, Ylli Hoxha, është zhgënjyer nga kryeministri, Albin Kurti.

Hoxha ka treguar se ka pritur nga Qeveria në krye me Kurtin rritje të cilësisë në arsim, pasi Kurti që në fëmijëri, sipas tij, ka qenë i prirë ndaj “librave dhe bisedave intelektuale”.

“Duke e njohur kryeministrin prej fëmijërisë (për shkak se kemi qenë në një lagje) nëse e kam pasë një pritje intimisht prej tij ose prej qeverisë e që nuk e kam shprehur ka qenë, nëse asgjë s’mundet me bë, në arsim do të bëjë, ka me ia shti grabujën edhe ka me ngrehë. Përshtypjen kam pasur prej një nxënësi shumë të mirë, entuziast që ka marrë pjesë nëpër gara, gjithmonë e kemi pa me do libra, bisedat me të kanë qenë intelektuale, nuk ke mund me bo një muhabet shoqëror të tipit po dalim me luajtë apo jo. Dhe pritjet e mia kanë qenë them të drejtën se nga kjo qeveri më në fund dikush ka me dalë edhe me reflektu mbi gjendjen arsimit të cilën e kemi dhe cilat janë problemet”, ka thënë Hoxha.

Shija e redaktorit

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

DASH lidhur me aktakuzën për Banjskën: Të respektohet procesi gjyqësor

Shtetet e Bashkuara tha se inkurajojnë respektimin e procesit gjyqësor dhe të sundimit të ligjit, pasi Kosova ngriti aktakuzë lidhur me sulmin e armatosur...

Të fundit nga rubrika