Paqartësi për shtyerje të konkursit për kryeshef të Trepçës

Me 29 nentor ishte paraparë që të përfundonte konkursi për kryeshef ekzekutivë të ndërrmarjes “Trepca”, por i njëjti nga menaxhmenti është shtyer për pesë ditë. Ata që hoqën dorë nga konkursi në momentin e fundit hedhin dyshime për shtyrje. Menaxhmenti e bordi heshtin, GLPS thotë se konkursi është i jashtligjshëm

Norma për konkurs duket se ishte realizuar por kjo nuk mjaftoi që menaxhmenti i ndërrmarjes “Trepca”, konkursi për kryeshef ekzekutiv të kësaj ndërrmarje ta shtyente edhe për pesë ditë të tjera.

Në njoftimin publik, thuhet se për shkak të kompleksitetit të çështjes administrative konkrete,ky konkurs duhet të shtyhet.

Dyshime për këtë shtyrje të afatit prej pesë ditësh po hedh Gazmend Morina, që në momentin e  fundit hoqi dorë për këtë pozit.

“Tutje kom pa që kish me qenë më e drejt mos me apliku edhe sikur mos të ishte peticioni pasi konkursi është vazhdu dhe kjo po tregon që mundet më pas pazrare të ndryshme për poziten e kryeshefit. Po shihet që punëtoret do të hynë në grev pasi kërkesat e tyre nuk po realizohen”, ka thënë Gazmend Morina.

Të paknaqur jo vetëm me këtë por edhe më atë se marrëveshja e arritur nuk po zbatohet, janë minatorët.

“Nuk është zbatu as një pik deri tash, përjashtim të pikës dy që është hapja e konkursit të menaxherit që ka një zvarritje edhe aty. Paga nuk është realize deri në fund të nëntorit dhe jemi afër afatit për pagën e nëntorit dhe mbesim të shohim se si do të shkoj”, ka thënë Fevzi Ademi nga Sindikata e Punëtorëve të “Trepcës”.

E shtyrjen e afatit të aplikimit për përzgjedhjen kryeshefit të ri e kanë kërkuar Organizatat Joqeveritare.

Sipas GLPS-së ekzistojnë tri shkeljet që janë gjetur me të filluar ky konkurs.

“Shkelja e parë është kandidatëve ju është kërkuar dokumente që nuk janë në hetime e jo dukmentin që nuk janë të denuar fare, pastaj nuk është kërkuar niveli I shkollimit por janë cekur vetëm drejtimet. Paqartësia e tretë ka të bëjë që në konkurs preferohetë që kandidatët të kenë punuar në ndërrmarje të medha”, ka thënë Ema Pula nga GLPS.

Konkursi për kryeshef ekzekutiv ishte hapur më 13 nentor të këtij viti, derisa ashtu siç mëson Dukagjini deri me datën 29 ku ishte parapa të jetë dita e fundit e konkursit,  kishin aplikuar mbi 10 persona.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika