Është arrestuar një i dyshuar për armëmbajtje pa leje dhe dhunë në familje në Koretin të Kamenicës.
Gjatë hetimit të rastit dhe mbledhjes së provave nga ana e hetuesve policorë të njësitit të hetimeve të Stacionit Policor Kamenicë rreth këtij rasti, tek i dyshuari me inicialet R.A. janë gjetur dhe konfiskuar:
-Një pushkë automatike e llojit AK 47;
-Dy karikatorë të pushkë automatike;
-Njëqind e pesëdhjetë e tre fishekë të kalibrit 7.62×39 mm;
-Një pistoletë të llojit M57 e kalibrit 7.62;
-Dy karikatorë të pistoletës;
-Tridhjet e një fishekë të kalibrit 7.62 mm.
Pas intervistimit nga prokurori i shtetit, ndaj të dyshuarit është lëshuar masa e ndalimit për 48 orë dhe ndaj tij do të ngrihet kallëzim penal për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Dhunë në familje”.