Është arrestuar një person, pasi dyshohet se kishte kanosur zyrtarët policorë.
Rasti raportohet të ketë ndodhur të martën e pesë dhjetorit në Prishtinë.
Në raportin 24-orësh të policisë, rasti është raportuar si kanosje ndaj personit zyrtar.
I dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte kanosur zyrtarët policor. Pas intervistimit me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.