Pula: Çelësi kryesor i suksesit të sistemit gjyqësor është bashkëpunimi ndërinstitucional

“Vitin e kaluar prej 18 rasteve të cilat i kemi dërguar me kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë për raste të korrupsionit, në nëntë raste janë kthyer dhe janë konstatuar shkeljet”, u shpreh Laura Pula, nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit

IKD

Laura Pula, nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, gjatë diskutimit në tryezën e organizuar nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), ku u prezantuan raportet me tituj “Ndjekja dhe gjykimi i korrupsionit” dhe “Amnistimi i kriminalitetit përmes parashkrimit”, tha se çelësi për një sistem gjyqësor të suksesshëm është bashkëpunimi i ndërsjellët.

Ajo tha se vitin e kaluar kanë pranuar 18 raste, të cilat janë dërguar për mbrojtje të ligjshmërisë lidhur me rastet e korrupsionit dhe në nëntë prej tyre janë gjetur shkelje.

“Vitin e kaluar prej 18 rasteve të cilat i kemi dërguar me kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë për raste të korrupsionit në nëntë raste janë kthyer dhe janë konstatuar shkeljet”, u shpreh ajo.

Pula tutje tha se kanë nevojë ende për përmirësim, por një gjë e tillë, sipas saj, arrihet nëse ka bashkëpunim ndërinstitucional.

“Nëse thuhet se Gjykata Supreme ka konstatuar shkelje meqenëse nuk ka qenë në fuqi kodi i ri nuk ka mundur të bëjë ndryshime, që do të thotë, veprat penale të korrupsionit ndërshkallëzim që ka shkuar nga Gjykata Themelore në Gjykatën e Apelit edhe deri tek Gjykata Supreme nuk do të thotë që gjithmonë janë aktakuzat e dobëta. A ka nevojë për përmirësim, ka nevojë, jo vetëm në sistemin prokurorial por edhe në gjyqësor, ngase nga niveli më i ultë deri në nivelin më të lartë kemi nevojë për bashkëpunim ndërinstitucional. Unë mendoj që çelësi kryesor i një suksesi të sistemit gjyqësor është bashkëpunimi i ndërsjellët në mes të prokurorisë dhe gjykatave”, tha ajo.

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan – Byrosë për Çështje të Narkotikëve Ndërkombëtarë dhe Zbatimit të Ligjit (INL), të mërkurën organizoi tryezën ku u prezantuan raportet me tituj “Ndjekja dhe gjykimi i korrupsionit” dhe “Amnistimi i kriminalitetit përmes parashkrimit”, raporte këto që janë si rezultat i monitorimit sistematik që IKD-ja i bën sistemit të drejtësisë.

Këto raporte publikohen në kuadër të “Javës Kundër Korrupsion 2023”, e cila organizohet nga Koalicioni i Organizatave të Shoqërisë Civile, i përbërë nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), Lëvizja FOL dhe Iniciativa për Progres (INPO), me moton “Bashkë kundër korrupsionit”./BetimipërDrejtësi

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika