Krasniqi tregon hapat që duhet të ndërmerren për jetësimin e peticionit për shkarkimin e kryetarëve të komunave në veri

Në Mitrovicën Veriore, Zubin Potok dhe në Leposaviq është konfirmuar se serbët lokalë kanë shprehur interesim për të nisur mbledhjen e nënshkrimeve për peticionin, përmes të cilit duan shkarkimin e kryetarëve

Elbert Krasniqi

Serbët e katër komunave veriore, kanë përgatitur kërkesën për inicimin e procedurave për largimin e kryetarëve të komunave në veri të vendit.

Për këtë ka reaguar ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, i cili ka treguar se jo nismë kërkon disa njohur praktike.

“Udhëzimi administrativ, përcakton qartë procedurat e inicimit, organizimit dhe dorëzimit të iniciativës së qytetarëve për largimin e kryetarit të komunës nga funksioni.

Inicimi i kërkesës niset nga së paku tre qytetarë me të drejtë vote në atë komunë.

Qytetarët e interesuar duhet të themelojnë një grup nismëtar.

Grupi nismëtar njofton zyrtarisht Kryesuesin e kuvendit komunal. Brenda pesë ditëve atyre duhet t’u kthehet përgjigje.

Pas pranimit të kërkesës Kryesuesi i Kuvendit Komunal njofton kryetarin e komunës përkatëse, MAPL-në dhe KQZ-në.

Ndërsa institucionet komunikojnë zyrtarisht mes tyre për të krijuar kushtet që ua mundëson qytetarëve këtë nismë.

Pra, pas pranimit të kërkesës dhe njoftimit të Kryetarit, MAPL-së dhe KQZ-së vijojnë procedurat dhe afatet e përcaktuara me udhëzimin administrativ.

Kërkesa e qytetarëve për largimin e Kryetarit të Komunës nga funksioni duhet të nënshkruhet nga të paktën 20% e votuesve”, ka renditur Krasniqit disa nga çështjet kryesore lidhur më këtë proces.

Më tej Krasniqi ka theksuar se “këto momente nuk ka asnjë kërkesë të pranuar nga Kryesuesit e kuvendeve komunale dhe rrjedhimisht asnjë njoftim nga kryesuesit për MAPL-në”.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika