Qeveria u mundëson punësim grave të mbijetuara të dhunës në familje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se nga sot të gjitha gratë të cilat kanë qenë viktimë e dhunës në familje mund të përfitojnë nga skema, e cila ka cak punësimin e tyre

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Qeveria e Kosovës u ka mundësuar punësim grave të cilat janë të mbijetuara të dhunës në familje.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se pavarësia ekonomike e grave është një shkallë e rëndësishme drejt zhvillimit dhe lirisë individuale sikurse edhe e sigurisë dhe e mirëqenies.

Për këtë ai thekson se janë zbatuar një pako masash e politikash.

Kreu i ekzekutivit ka potencuar se nga sot të gjitha gratë të cilat kanë qenë viktimë e dhunës në familje mund të përfitojnë nga skema, e cila ka cak punësimin e tyre.

“Në kohën e pandemisë kur rastet e dhunës në familje morën hov, qeveria u sigurua që bizneseve t’ua subvencionojë pagën për çdo punëtore grua të punësuar. Përkrahëm punësimin e vetëpunësimin në një kohë izolimi e pasigurie”, tha ai.

“Vitin e kaluar… përfituan 2377 familje të cilat nuk e kishin askënd të punësuar. Kësaj skeme po i shtojmë një veçori të re, që e ka cak punësimin e të mbijetuarve të dhunës në familje e kjo vije krahas përmirësimit të qasjes në shërbime sociale dhe rritjes së mbështetjes e strehimore për të mbijetuarat e dhunës në familje. Nga sot të gjitha gratë të cilat ishin viktima të dhunës në familje do të mund të jenë përfituese të kësaj skeme. Ajo që duhet të bëjnë është të drejtohen në zyrën e punësimit në komunën e tyre përkatëse. Pasi të fillohet puna, Ministria e Financave do të subvencionojë 70 për qind të pagës së të punësuarave për 6 muaj me radhë. Duke iu dhënë mundësi për të punuar, atyre iu jepet një shans i ri për të rimarrë kontrollin e jetës së tyre”, shtoi Kurti.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika