Një shtëpi e pabanuar në veri të Kosovës ishte cak i Policisë së Kosovës gjatë ditës së djeshme, ku gjatë bastisjes policia ka gjetur këmisha policore, pantallona ushtarakë, pranga të plastikës dhe shok bombë.
“Njësitë policore gjatë kontrollit në një shtëpi të pabanuar kanë gjetur dhe konfiskuar disa uniforma ushtarake (një këmishë policore, tre palë pantallona ngjyrë të gjelbër ushtarake, pesë këmisha ushtarake, dy qanta të vogla dore, një palë pranga të plastikës dhe një shok bombë)’’, thuhet në raportoni 24-orësh.
Sipas policisë, nuk ka persona të dyshuar, por rasti është duke u hetuar.