Studentët me aksion para MAShTI-t, vendosin diplomën e Nagavcit dhe rezultatet e testit PISA

Organizata Studentore “Reforma” ka mbajtur aksion simbolik para Ministrisë së Arsimit, në shenjë proteste për rezultatet e testit PISA

Organizata Studentore “Reforma” ka mbajtur aksion simbolik para Ministrisë së Arsimit, në shenjë proteste për rezultatet e Testit PISA dhe gjendjen e arsimit në Kosovë.

Ata në objektin e kësaj ministrie kanë vendosur diplomën e ministres, Arbërie Nagavci, duke treguar pakënaqësitë e tyre për këto rezultate, raporton EO.

Në rezultatet e fundit të testit të PISA-s për vitin 2022, Kosova ka zënë vendin e 76-të nga 80 shtete pjesëmarrëse në lexim dhe vendin e 77-të nga 80 për shkencë.

Ministria e Arsimit, nën drejtimin e ministres Arbërie Nagavci, ka deklaruar se këto rezultate ishin të pritshme, sipas saj, duke marrë parasysh sfidat e mësimdhënies gjatë periudhës së pandemisë.

Ministrja Nagavci ka thënë se situata pas pandemisë ishte e vështirë për nxënësit, duke përcaktuar rënien e pikëve nga 12 deri në 6 në krahasim me vitin 2018, kur është mbajtur për herë të fundit.

Ajo, gjithashtu, ka bërë të ditur se disa komuna ende nuk kishin arritur të plotësonin detyrimet e tyre dhe se, për t’iu kundërvënë kësaj sfide, janë ndërmarrë masa shtesë mësimore për fëmijët.

“Në testin PISA nga Kosova kanë marruar pjesë gjithsej 6 mijë 27 nxënëse nga 220 shkolla. Rezultatet të cilat janë bërë publike sot kanë qenë të pritshme, duke pasur parasysh që u organizua në pranverë të vitit 2022 kemi pasur një situatë menjëherë pas pandemisë, kur mësimi u zhvillua nga distanca dhe me ndërprerje ka qenë e pritshme edhe nga raportet vendore por edhe nga studimet e ndryshme ndërkombëtare, për shkak të situatës së pandemisë nxënësit kanë pasur rënie dhe këto janë studiuar më testime të ndryshme, të vetëdijshëm për humbjet e shkaktuara nga pandemia. Me të marrë detyrën kemi bërë edhe mësimin shtesë për fëmijët tonë, jo të gjitha komunat e kanë plotësuar”, ka deklaruar ajo në konferencë për media.

Siç ka thënë ajo, në fushën e dallimeve gjinore, rezultatet tregojnë se në matematikë, djemtë kanë një avantazh prej 9 pikësh, ndërsa në lexim dhe shkencë, vajzat kanë shfaqur një performancë më të lartë prej 25 pikësh në lexim dhe 6 pikësh në shkencë.

Ministrja e Arsimit, gjithashtu, ka bërë një krahasim me disa shtete të tjera, duke theksuar se, ndër vendet më të ulëta, Kosova ndodhet midis vendeve si Maroko, duke shprehur nevojën për hapa të menjëhershëm dhe të qëndrueshëm për të përmirësuar cilësinë e arsimit në vend.

Kosova radhitet e 76-ta nga 80 vende pjesëmarrëse më 382 pikë, Kosova në shkencë radhitet e 77-ta me 357 pikë.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika