Prokuroria Speciale e Kosovës, të premten e 8 dhjetorit, duke filluar nga ora 10:00, do të mbajë konferencë për media në lidhje me ngritjen e aktakuzave për krime lufte.
“Ju njoftojmë se Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, nesër, e premte, nga ora 10:00, do të mbajë konferencë për media, lidhur me ngritjen e aktakuzave për Krime të luftës”, thuhet në njoftim.
Konferenca do të mbahet në objektin e Prokurorisë Speciale, kati 6, Rr. Luan Haradinaj.