Nikaj për Kurtin: Neve nuk na duhet një kryeministër analist, por një kryeministër vendimmarrës

Bernard Nikaj nga PDK ka thënë se nuk u duhet një kryeministër analist, por një kryeministër vendimmarrës

Bernard Nikaj nga PDK

Bernard Nikaj nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, për kryeministrin Albin Kurti ka thënë se nuk duhet një kryeministër analist, por një kryeministër vendimmarrës.

“Neve nuk na duhet një kryeministër analist, por një kryeministër vendimmarrës”, ka thënë Nikaj.

Nikaj ka kritikuar Albin Kurtin duke i thënë se nuk është duke diskutuar si kryeministër i vendit.

“Kryeministri po flet si të ishte ndonjë raportues i takimit me miqtë tanë ndërkombëtarë, e jo kryeministër i Republikës së Kosovës”, ka thënë ai.

Madje, ai ka thënë se procesi i dialogut nuk ka pasur kurrë më shumë jotransparencë se tani.

“Procesi i dialogut asnjëherë më parë nuk ka vuajtur në nivel kaq të madh jotransparencës më shumë se tani”, ka thënë tutje Nikaj nga PDK.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika