Ismaili: Qeveria Kurti nuk ka suksese, ka rritje enorme të çmimeve

Sipas Uran Ismailit të PDK-së, Qeveria aktuale, ajo e Albin Kurtit, nuk ka suksese por vetëm rritje enorme të çmimeve

Uran Ismaili nga PDK

Uran Ismaili nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ka thënë se Qeveria Kurti nuk ka suksese, por vetëm rritje enorme të çmimeve.

“Nuk ka suksese, ka shtrenjtime enorme të çmimeve, nuk ka intervenim të duhur në ekonomi, intervenimet e tij në ekonomi janë jashtëzakonisht të dëmshme për të ardhmen e vendit. Kemi problem në shëndetësi, në arsim, në migrimin e njerëzve”, ka thënë Ismaili.

“Është normale që ka probleme me migrim, nuk është normale me qenë indiferente Qeveria, nuk është normale që Qeveria të thotë se gjithmonë kanë dalë, sepse ti e ke obligim me iu përgjigj sfidave të kohës”, ka thënë ai.

Sipas Ismailit, nëse ka ndonjë sfidë të kohës, Qeveria duhet të veprojë.

Shija e redaktorit

Takimi i shefit të CIA-s dhe atij të AKI-së, në...

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) ka dhënë detaje për takimin në mes të shefit të CIA-s, William Burns dhe drejtorit të kësaj agjencie,...

Libraria Dukagjini lehtëson blerjen e teksteve shkollore, hap pikën e...

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, Libraria Dukagjini është kujdesur që t’ua lehtësoj procesin e blerjes së librave për prindërit dhe...

Prindërit vazhdojnë furnizimin me tekste shkollore, interesim i lartë për...

Çdo shtator, sikurse qëllimin edhe adresën e kanë po të njëjtën. E këtë vit, edhe pakënaqësitë. Së bashku me fëmijët, prindër të shumtë kanë filluar...

Të fundit nga rubrika