Sensacioni i ri në Big Brother, Ardi dhe Mirdoni publikojnë këngë të përbashkët

Ard Gashi dhe Mirdon Pacolli

Ard Gashi dhe Mirdon Pacolli, dy banorë tashmë të njohur të Big Brother VIP Kosova, kanë publikuar këngën e tyre të re, të titulluar ‘Pa ty’.

Kjo këngë është një bashkëpunim i jashtëzakonshëm mes dy personazheve të dashur nga publiku, të cilët tani do të shpërthejnë edhe në skenën muzikore.

Projekti është prodhuar nga Blerim Haziri, një emër i njohur në industrinë muzikore, dhe është realizuar nga Time Pictures.

Teksti i këngës është krijuar nga vetë Ardi, në bashkëpunim me Uki-n që kanë sjellë një këngë tërheqëse për dëgjuesit.

Edhe pse janë ende pjesë e aventurës së tyre në Big Brother VIP Kosova, ky duet i papritur ka bërë që kënga e tyre të dëgjohet me shumë entuziazëm nga publiku jashtë shtëpisë së “Big Brother”.

‘Pa ty’ është një hap i ri për Ard Gashin dhe Mirdon Pacollin, dhe duke pasur parasysh suksesin e tyre në rrjetet sociale dhe në emisionin televiziv, nuk ka dyshim se kjo këngë do të ketë një pritje të ngrohtë nga publiku.

Shija e redaktorit

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

“Debat Plus” prinë bindshëm, pakontestueshëm emisioni më i shikuar politik...

Mbi 15 mijë respodent i janë përgjigjur Exit Poll të realizuar nga UBO Consulting e të porositur nga Televizioni Dukagjini. Saktësia e këtij “Exit...

Të fundit nga rubrika