Azerbajxhani dhe Armenia pajtohen për disa hapa drejt ndërtimit të besimit

Sipas një deklarate të përbashkët prej Armenisë dhe Azerbejxhanit, thuhet se Azerbajxhani i ka liruar 32 ushtarë armenë më 7 dhjetor, derisa Armenia i ka liruar dy azerbajxhanas. Ky vendim ka përcaktuar hapa konkretë drejt ndërtimit të besimit

Kryeministri armen Nikol Pashinian (djathtas) me presidentin e Azerbajxhanit në një takim në shkurt të vitit 2020.

Azerbajxhani i ka liruar 32 ushtarë armenë më 7 dhjetor, derisa Armenia i ka liruar dy azerbajxhanas, sipas një deklarate të përbashkët prej dy shteteve, që ka përcaktuar hapa konkretë drejt ndërtimit të besimit.

Në deklaratat prej zyrës së kryeministrit armen dhe administratës së presidentit të Azerbajxhanit, është thënë se të dyja palët e konsiderojnë lirimin e të burgosurve si gjest të përcjellë prej “vlerave humanitare dhe si manifestim i mirëbesimit”.

Emrat e ushtarëve të liruar nuk janë bërë ende publikë.

Në deklaratë është thënë se ekziston mundësi historike për të arritur paqen afatgjatë.

“Dy shtetet rikonfirmojmë qëllimin e tyre për t’i rregulluar marrëdhëniet dhe për të arritur një traktat të paqes, duke respektuar parimet e sovranitetit dhe integritetit territorial”, është thënë në deklaratë.

Si një tjetër gjest i mirë, Armenia ka treguar mbështetje për synimin e Azerbajxhanit për të qenë nikoqir i samitit të ardhshëm të Kombeve të Bashkuara për Klimën dhe të tërheqë mbrapsht kandidaturën e saj.

Dy shtetet shpresojnë se shtetet e tjera të Grupit të Vendeve të Evropës Lindore do ta mbështesin Azerbajxhanin në këtë pikë.

Azerbajxhani, në anën tjetër, ka ofruar mbështetjen për kandidaturën e Armenisë për anëtarësim në Byronë e Grupit të vendeve të Evropës Lindore.

Azerbajxhani dhe Armenia do t’i vazhdojnë diskutimet në zbatim të më shumë masave për ndërtim të besimt, është thënë në deklaratë, shkruan REL.

Ato i bëjnë thirrje edhe komunitetit ndërkombëtar që t’i mbështesë përpjekjet e tyre, me arsyetimin se ato do të kontribuojnë në ndërtim të mirëbesimit mes dy vendeve dhe të kenë ndikim pozitiv në gjithë Kaukazin Jugor.

Azerbajxhani dhe Armenia kanë marrë hapa preliminarë drejt një marrëveshjeje formale për paqe, prej kur Bakuja e ka rikthyer kontrollin mbi rajonin e shkëputur të Nagorno-Karabakut në shtator, që ka rezultuar me eksod të armenëve etnikë prej rajonit.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika