Dorëzohet kërkesa për inicimin e peticionit për shkarkimin e Erden Atiqit

Për dallim me të mërkurën, të enjten, në përputhje me Udhëzimit Administrativ tre qytetarë nga komuniteti serb, e kanë dorëzuar kërkesën për inicimin e peticionit për largimin e Erden Atiqit, nga posti i kryetarit në Mitrovicën Veriore. Në Zubin Potok, nuk ka pasur një iniciativë të tillë, ndërsa për Zveçan dhe Leposaviq, nuk dihet pasi që kryetarët kanë qenë të paqasshëm për t’u kontaktuar përmes telefonit

Kryetari i ri i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq
Kryetari i ri i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq

Milan Milesajlovic, Sanja Krtiniq, dhe Nikola Arsiq, po kërkojnë shkarkimin e Erden Atiqit nga posti i Kryetarit.

Në komunën e Mitrovicës Veriore ata kanë dorëzuar zyrtarisht kërkesën që të regjistrohen si grup nismëtar për të siguruar 20% të nënshkrimeve nga ata që kanë të drejtë vote.

“Me i dërgu MAPL-së, KQZ-së dhe kryetarit, atë do ta bëjë nesër, edhe do të lypi ligjshmërinë sepse aty ata vendosin a është në rregull apo jo”, ka thënë Nexhat Uglanjin, Kryesues i Kuvendit Komunal.

Në rast se i sigurojnë nënshkrimet, hapet mundësia e shkarkimit të kryetarit nëse votojnë 50% plus 1 votë e votuesve në këtë komunë.

Në këtë kërkesë thuhet se Atiqi nuk ka legjitimitet demokratik për të përfaqësuar qytetarët që në masë dërrmuese refuzuan të votojnë në zgjedhjet e prillit 2023.

Po ashtu, sipas tyre komuna nuk funksionon dhe nuk ofron shërbime elementare për qytetarët, e madje pretendojnë se Kryetari i Komunës po merr vendime që janë kundër interesit të përgjithshëm publik.

Ugljanin thotë se brenda pesë ditëve do të kthejë përgjigje për këtë kërkesë, përkundër që nuk pajtohet me përmbajtjen.

“Ata nuk munden me u marr me çështjen a është komuna funksionale apo nuk është funksionale, a i ka shërbimet adekuate a nuk i ka adekuate. Është kjo por unë do t’i shkruaj MAPL-së, dhe ata do të vendosin”, ka deklaruara ai.

Kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi, dhe ai i Zveçanit, Ilir Peci, kanë qenë të paqasshëm në numrat e tyre të telefonit. Ndërsa në Zubin Potok nuk ka pasur zhvillime të reja.

“Jo nuk ka, nuk ka, zhvillim të ri rreth peticionit nuk ka në Zubin Potok, përveq kësaj që ishte dje, atij insistimit”, ka deklaruar Izmir Zeqiri, Kryetar i Zubin Potokut.

Gjatë ditës së mërkurë në katër komunat veriore, e po ashtu edhe në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, përfaqësues të organizatave jo-qeveritare kanë nisur punën për shkarkimin e kryetarëve nga partitë shqiptare. Megjithatë KQZ ju kishte kërkuar që kërkesat të adresohen tek Kryesuesi i Kuvendit Komunal në komunat përkatëse.

Shija e redaktorit

Osmani uron mirëseardhje Starlink-ut në Kosovë

Presidentja e vendit Vjosa Osmani i ka uruar mirëseardhje në Kosovë kompanisë së shërbimeve cilësore të internetit Starlink. “Mirësevjen në Kosovë”, ka shkruar Osmani në...

Elon Musk njofton: Starlink tashmë është edhe në Kosovë

Starlink, platforma e internetit satelitor të Starlink Services, LLC, një degë në pronësi të plotë të kompanisë amerikane të hapësirës ajrore SpaceX të Elon...

Edi Rama merr dhuratë nga Rexhep Selimi: Ma përcolli sot...

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka marrë dhuratë një pikturë me përkrenaren e Skënderbeut nga Rexhep Selimi. Në një postim në rrjetet sociale<a href="http://<iframe src="https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fediramaal%2Fposts%2Fpfbid02PQ6a5X5tJPRH6vFVLUxs9rQnDsKmcvppdUZMx7anrnr2hL4B3rkAacb8eHe9So3el&show_text=true&width=500"...

Të fundit nga rubrika