Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, ka thënë se ka një “hendek” midis qëllimit të Izraelit për t’i mbrojtur civilët dhe mënyrës se si po shpaloset lufta në Gaza.
“Është e domosdoshme – mbetet e domosdoshme – që Izraeli të vendosë një premium në mbrojtjen civile dhe mbetet një boshllëk mes pikërisht asaj që thashë kur isha atje, qëllimit për t’i mbrojtur civilët dhe rezultateve aktuale që po shohim në terren”, tha Blinken, në një konferencë të përbashkët shtypi me sekretarin e Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron, në Uashington DC të enjten.
Blinken ka bërë katër udhëtime në Gaza që nga shpërthimi i luftës më 7 tetor.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë biseduar me Izraelin për zbatimin e “pauzave ditore” në luftime dhe për t’ua bërë të ditur banorëve të Gazës se ku mund të shkojnë për t’u larguar nga rreziku.
“Izraeli ka detyrimin të bëjë gjithçka që është e mundur për t’i dhënë përparësi mbrojtjes së civilëve dhe maksimizimit të ndihmës humanitare,” tha ai./BBC.