Masakra e Mejës, Prokuroria Speciale: Në aktakuzë janë 53 persona për vrasjen e 370 civilëve

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër 53 personave për Masakrën e Mejës dhe fshatrave të regjionit Reka e Keqe, të Komunës së Gjakovës

Prokurorja e Prokurorisë Speciale të Kosovës, Drita Hajdari, lidhur me Masakrën e Mejës ka bërë të ditur se në aktakuzë janë 53 persona, duke përfshirë 5 planifikues të masakrës, 11 ekzekutorë dhe 37 të pandehur të tjerë që i kanë kryer veprat brutale.

Sipas saj, hetimi ka konfirmuar se në periudhën e 27-29 prillit 1999, u zhvillua një operacion sistematik nga ushtria jugosllave dhe Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë, i shoqëruar nga grupe paramilitare.

Në këtë masakër, siç ka thënë prokurorja Hajdari, janë vrarë 370 civilë, dhe përveç vrasjeve, përfshinte dëbimin dhe djegien e shtëpive, duke shkaktuar keqtrajtime të mëdha ndaj popullatës civile.

“Rastin e kemi trashëguar nga EULEX, rastin e ka hapur në vitin 2013 kundër 18 personave, dhe me pranimin e rastit, kemi vazhduar hetimin me grumbullimin e provave, intervistimin e dëshmitarëve. Kemi siguruar provave relevante nga Gjykata në Hagë, kemi zgjeruar hetimin edhe për 35 persona. Në aktakuzë janë 53 persona për masakrën e Mejës”, ka thënë në konferencë për media.

“Aktakuza është e strukturuar në tri pjesë, pjesa e parë përfshin pesë persona që kanë planifikuar masakrën, pjesa e dytë përfshin grupin prej 11, të cilët kanë zbatuar planin e masakrës, grupi i tretë prej 37 të pandehurve përbëjnë ekzekutorë direktë”, ka deklaruar tutje ajo.

Ajo gjithashtu bëri të ditur se trupat e të vrarëve u varrosën në varrezat publike në Gjakovë, por më vonë u zhvarrosën dhe u vendosën në Serbi në një përpjekje për t’i fshehur krimet.

“Hetimi i Prokurorisë Special vërteton se në periudhën 27 -29 prill 1999 ishte zhvilluar një operacion sistematik i ushtrisë jugosllave dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, përcjellë edhe me grupe paramilitare. Në atë operacion janë vrarë 370 civilë, të cilët nuk merrnin pjesë në luftë. Përveç vrasjes, operacioni përfshinte dëbimin e civilëve, dhe djegien e shtëpive. Këto dëbime ishin të përfshira me keqtrajtime. Trupat e të vrarëve ishin varrosur në varrezat publike në Gjakovë, të cilët më vonë u zhvarrosen dhe u vendosën në Serbi, me qëllim për t’i fshehur krimet”, ka deklaruar ajo.

Prokuroria Speciale, sipas saj, i ka ndërmarrë hetimet me përgjegjësi dhe ka siguruar prova nga Gjykata në Hagë për të kryer një aktakuzë të strukturuar dhe të dokumentuar mirë.

Prokurorja ka shtuar se masakra e Mejës është një ndër masakrat më të madha në Kosovë përgjatë luftës.

Aktakuza pritet të kalojë në shqyrtimin gjyqësor, pasi Hajdari ka bërë të ditur se rasti pas pensionimit të saj më 13 dhjetor do të jetë në duart e Gjykatës.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika