Shqipëria i jep dritën jeshile anëtarësimit të Suedisë dhe Finlandës dhe zgjerimit të NATO-s
Njoftimin e ka dhënë ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme në Shqipëri, Olta Xhaçka pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë.
“Miratuam në parim protokollet e aderimit në NATO të Suedisë dhe Finlandës. Kemi dhënë zyrtarisht dakordësinë tonë për zgjerimin e Aleancës dhe përfshirjen e këtyre dy vendeve. Këto janë protokolle që kalojnë më pas për ratifikim në Kuvend”, ka thënë Olta Xhaçka.
“Kur kjo procedurë të miratohet në 230 parlamentet e vendeve anëtare të NATO-s, do të bëhet i mundur pranimi de jure në traktatin e Atlantikut të Veriut për këto dy vende”, ka shtuar Xhaçka.
Ministrja për Evropë dhe Punë të Jahtme ka thënë se hapi final është depozitimi i instrumentit të anëtarësimit pranë qeverisë së SHBA-së në cilësinë e vendit depozitues të këtij traktati. Sipas saj, është një zhvillim i rëndësishëm që forcon sigurinë dhe bashkëpunimin mes SHBA-së dhe BE-së, si dhe NATO-s dhe BE-së dhe një zhvillim që vjen si pasojë e drejtpërdrejtë e agresionit rus në Ukrainë.