Gjykata Themelore në Prishtinë, dega në Podujevë, ka caktuar masën e paraburgimit ndaj dy personave me inicialet A.B dhe D.D për veprën penale “Ngacmim seksual” dhe “Fotografim dhe incizime tjera të paautorizuar”.
Në njoftimin e gjykatës thuhet se Gjyqtari i Procedurës Paraprake ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve A.B dhe D.D, andaj të njëjtëve iu ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji për secilin.
Të pandehurve A.B dhe D.D iu është caktuar masa e paraburgimit në harmoni me nenin 184 paragrafi 1 nënparagrafi 1.1 dhe 1.2, pika 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 të KPPRK-së.
Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.