Prokuroria Speciale ka propozuar masën e dërgimit në Institucionin Edukativo-Korrektues ndaj të miturit me inicialet B.M, për shkak të veprës penale “Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës’’.
“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, pas përfundimi të procedurës përgatitore ndaj të miturit B.M, ka ngritur Propozim shqiptimin e masës institucionale edukative, Dërgimi në Institucionin Edukativo-korrektues, për shkak të veprës penale ‘Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës’, nga neni 138 lidhur me nenin 129 të Kodit nr. 06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në njoftim.