Ish-kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Shaban Tasholli, ka thënë se është e vonuar por e drejtë protesta e paralajmëruar për ditën e nesërme nga Njësia Speciale Intervenuese e Policisë së Kosovës.
“Jemi vonuar me protesta, kanë të drejtë”, kështu ka thënë Tasholli në një lidhje direkte në emisionin “Five” me Dibran Istrefin.
Sipas Tashollit, premtimet e bëra nga kryeministri Kurti dhe ministri i Mbrojtjes, Xhelal Sveçla, përveç rrogës bazë që është ngritur dhe rrezikshmëria në punë që është dobësuar, nuk janë realizuar asnjëherë.
“Në bazë të përvojës të mëhershme, janë vonuar në protesta. Kanë të drejtë. Kërkesat e parashtruara gjatë këtyre tri viteve në takime me Kurtin dhe Sveçla, kanë premtuar shumë gjëra, por asnjëra nuk janë realizuar përveç rroga bazë që është ngritur. Dhe rrezikshmëria është dobësuar. Protesta e nesërme është një grevë në flotë ku nuk ka pasur zë nga Sindikata e Policisë së Kosovës. FIT ka dalë me plot të drejtë, por kanë dalë 20-30 persona, jo nga sindikata. Aktualisht është një organizim edhe nga sindikata, sepse është i vonshëm”, ka theksuar Tasholli.