“Protestat e Policisë së Kosovës nuk janë në kohën e duhur”, vlerëson Shkodra

Ish-zv.ministri i Brendshëm, Selam Shkodra, ka shprehur shqetësimin se protestat aktuale të Policisë së Kosovës nuk janë në kohën e duhur, duke marrë parasysh situatën e sigurisë në vend. Shkodra ka thënë se presioni aktual është i panevojshëm, pasi projektbuxheti është finalizuar. Në anën tjetër, njohësi i sigurisë, Drizan Shala, ka propozuar që organizatorët të kthejnë presionin te drejtori i Policisë së Kosovës dhe kryetari i sindikatës së policisë

Ish-zv.ministri i Brendshëm, Selam Shkodra, ka deklaruar se kërkesat e Policisë së Kosovës nuk janë në kohën e duhur për shkak të situatës së sigurisë në vend.

Kështu është shprehur ai në emisionin “FIVE” të RTV Dukagjinit, ku po diskutohej lidhur me (mos)përfilljen e Qeverisë, ku njësitet elitare të policisë pritet të dalin sërish në rrugë.

“Ky është një lajm jo i mirë, për shkak se protestat në këtë kohë kur vendi po kalon një sfidë në rrafshin e sigurisë nuk janë të duhura, dhe mendoj se institucionet e vendit do të duhej të bënin më shumë që të dakordoheshin më Njësinë Speciale, me qëllim që të arrinin një marrëveshje e cila do të fillonte zgjidhjen e kërkesave të tyre. Të dy palët janë pozicionuar skajshmërisht dhe nuk është e primit të duhur. Pritja ime ka qenë që do të afrohen palët gjatë kësaj periudhe kohore duke bashkëbiseduar dhe duke krijuar ekipe pune, me qëllim që do të çonin në zgjidhjen e atyre kërkesave dhe tashmë është faktike që nesër do të ballafaqohen me atë protestë”, ka thënë Shkodra.

Tutje, ai ka theksuar se “projektbuxheti është finalizuar dhe tashmë jemi para aktit të kryer, dhe në këtë fazë çdo presion i kësaj forme është i panevojshëm dhe nuk arrit qëllimet e veta”.

“Do të ishtë e rrugës që të ndërmirren në konsideratë kërkesat e PK-së dhe të njëjtat do të ishte mirë që të zgjidheshin. Policia do të duhet të kishte më shumë mirëkuptim në rastin konkret sa i përket situatës së sigurisë ku gjendet vendi, por edhe Qeveria e Kosovës do të duhet t’i marrë më seriozisht gjithë ato kërkesa që vijnë nga ana e tyre, por ndoshta nuk janë në kohën e duhur”, vijon ai.

Në anën tjetër, njohësi i sigurisë, Drizan Shala, ka deklaruar se organizatorët duhet të reflektojnë dhe të kthejnë presionin te drejtori i Policisë së Kosovës dhe kryetari i sindikatës së policisë, ku më pas ata do të drejtonin kërkesat e tyre drejt qeverisë.

“Kjo qeveri do të duhej të reflektonte në aspektin e kërkesave të përgjithshme… Në kontekstin aktual, dita e nesërme nuk do të duhej të kishte fare protestë nga ana e policisë, por do të duhej që tani të reflektonin organizatorët dhe t’i kthehet presioni tek drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës së bashku me kryetarin e sindikatës së PK, të jenë dy protaganoistët kryesorë që duhet të avancojnë më tutje në nivelin politik drejtuar shtrirjes së kërkesave të tyre për faktorin qeveritar”, ka thënë Shala.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika