Maqedonci takon homologun slloven, kërkon përkrahje për integrimin e Kosovës në strukturat euroatlantike

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka takuar homologun e tij slloven, Marjan Shareq, në kuadër të ministerialit të Bashkëpunimit të Mbrojtjes së Evropës Qendrore

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, gjatë qëndrimit të tij në Pragë është takuar me homologun e tij slloven, Marjan Sarec, në kuadër të ministerialit të Bashkëpunimit të Mbrojtjes së Evropës Qendrore.

Maqedonci e Shareq kanë diskutuar për situatën e sigurisë globale dhe ndikimin në rajon, por edhe për marrëdhëniet bilaterale në fushën e mbrojtjes.

“Ministri Maqedonci e falënderoi Ministrin Šarec për mbështetjen e ofruar Forcës së Sigurisë së Kosovës nga ana e Forcave të Armatosura të Republikës së Sllovenisë, si dhe kërkoi përkrahjen politike të shtetit slloven në aspiratat e vendit tonë për integrim në strukturat euro-atlantike”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika