Havolli ka reaguar përmes një postimi në Facebook, kundrejt deputetëve ku sipas tij, Trusti nuk duhet shkatërruar për momentet e vështira ekonomike.
“Trusti nuk duhet të shkatërrohet për një moment me disa vështirësi ekonomike ose për një grusht vota.”
Për kohën e pensionit, ai është shprehur se njerëzit do të ballafaqohen në mënyrën më të keqe, prandaj zgjidhja e problemeve sociale nuk duhet të bëhet me pronën e huaj.
Ai, gjithashtu, ka shkruar se deputetët duhet të jenë përgjegjës që të mos cenojnë të drejtën e të kursyerit, dhe ka shkruar se kjo që është bërë nuk është ndonjë gjë e madhe.
“Nesër, kur këtë institucion kredibil ta shndërroni sikur të gjitha të tjerat: rruga e vetme mbetet ta sulmoni njëri-tjetrin e të gjeni fajtorin. Ndërkaq, ky institucion do të shndrrohet në lëngatë që s’do i gjeni ilaçin”, ka shtuar ai.