Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së Besnik Tahiri, ka kritikuar ashpër Qeverinë e Kosovës, për mosadresim të problemeve që kanë qytetarët dhe në të cilat gjendet vendit.
Në një konferencë pr media Tahiri ka folur për skandalet e Qeverisë Kurti. E, që sipas tij, rritja e kostoja së jetës është problemi kryesor i secilit qytetarë të Kosovës.
“Tema e parë ka të bëjë me rritjen e kostos së jetesës. Sipas informatave që ne i kemi, rritja e kostos momentalisht është problemi kryesor i secilit qytetar të Kosovës. Të punësuarit në sektorin publik dhe privat me pagat e tanishme janë kthyer në kategori të shoqërisë me probleme të mbijetesës sociale”, ka thënë Tahiri.
“Inflacioni, rritja e çmimit të energjisë elektrike, rritja e secilit artikull ushqimor është duke cenuar standardin e jetës dhe të ekonomive familjare dhe ndikon në rritjen e kostos së secilit prodhim. Parat që janë të dedikuara për subvencione, janë para elektorale që zgjedhin një problem të shkurtë dhe nuk janë investime. Kjo qeveri flet për 20 vjeçarin. Në këto 20 vjet më shumë ka udhëhequr qeveria e LVV-së sesa Aleanca dhe ende flet për këto vite”, ka shtuar Tahiri.
Më tej ai ka kritikuar Ministrisë e Arsimit për rezultatet e dobëta në testin “PISA”.
Nuk ka ndodhur asnjë planifikim mes nivelit qendror e lokal për lëvizjet demografike, 99% teori, 1% praktikë. Aleanca rekomandon që menjëherë të fillojë ndërtimi i infrastrukturës shkollore miqësore me nxënësit. Të mos ja lënë fajin pandemisë se të gjithë sektorët janë prekur”, ka theksuar Tahiri.
Tahiri ka kritikuar edhe diplomacinë kosovare, teksa ka përmendur edhe Gani Jakupin, i angazhuar si konsulent nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami.
“Diagnoza e politikës së jashtme të Kosovës sot është shumë e thjeshtë, tri vite asnjë njohje, asnjë anëtarësim në asnjë organizatë ndërkombëtare, të sanksionuar nga BE-ja rroftë Gani Jakupi atij po i del rroga 7 mijë e 500 euro”, ka shtuar ndër të tjera Tahiri.