Një armë e gjatë për të cilën i dyshuari nuk posedonte leje për armëmbajtje, është konfiskuar këtë të diel nga Policia e Kosovës në Skenderaj.
E njëjta është konfiskuar pasi pas një mosmarrëveshje i dyshuari ka sulmuar një person.
“Hetuesit policor në kuadër të Stacionit Policor në Skenderaj, kanë konfiskuar një armë të gjatë me njëzetë (20) fishekë, për të cilën i dyshuari nuk posedonte leje për armëmbajtje. Arma është konfiskuar në rrugën ” Azem Bejta ” pasi që pas një mosmarveshje i dyshuari ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin e policisë.
Sipas njoftimit të policisë, thuhet se në cilësi të të dyshuarit është intervistuar i dyshuari mashkull/kosovar 55 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, pas intervistimit me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Ndaj tij janë iniciuar raste për veprat penale: ,mbajtje në pronësi, kontroll, posedim i paautorizuar i armëve’’ dhe ” lëndim I lehtë trupor ‘.