Vuçiqi “i kënaqur” me marrëveshjen për rrymën në veri të Kosovës

Arritja e pajtimit për marrëveshjen që i jep fund mos-pagesës së borxhit për energjinë elektrike në komunat veriore, po vlerësohet sukses nga pala serbe. Zgjidhja e këtij problemi dhe disa përparime në çështje të tjera në raport me Serbinë, sipas vëzhguesve të procesit të dialogut janë rezultat i presionit ndërkombëtar ndaj shtetit fqinj, sidomos pas sulmit terrorist në Banjskë

Ura mbi lumin Ibër që ndan qytetin në Mitrovicë të Veriut dhe atë të Jugut. Nëntor 2022.

Mungesa e dorës së shtetit në komunat veriore e me të edhe mungesa e pranisë së inkasantëve të rrymës, shtetit i ka kushtuar 132 milionë euro vetëm në periudhën 2010-2020.

Barra e borxhit për shpenzimin e energjisë elektrike në këto komuna mund t’i hiqet shtetit shumë shpejt.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes në mes KEDS-it dhe kompanisë Elektrosever, qytetarët e këtyre komunave shumë shpejt në shtëpitë e tyre do të pranojnë faturat mujore të borxhit për rrymën.

Çuditërisht kjo marrëveshje i ka pëlqyer presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuciqit, i cili pretendon se po i shikojnë detajet e marrëveshjes, përkundër që dihet se kjo kompani është filiale shtetërore, dhe shteti qëndron prap çdo dakordimi.

“Jemi të kënaqur që KEDS-i dhe Elektrosever kanë arritur marrëveshje, kështu që shmangia e çdo mundësie që njerëzit në veri të Kosovës të mbesin pa rrymë, në fund të fundit është gjëja më e rëndësishme për ne, ishte një çështje tjetër e rëndësishme për ne, ajo është çështja e pronës, që marrëveshje të tilla nuk e paragjykojnë çështjen e pasurisë dhe mendoj se këto janë gjërat që kemi arritur t’i bëjmë”, ka deklaruar Vuçiq.

Pa bërë shumë bëjë përpos raportimeve mediatike në komunat veriore po përfundon pa kundërshtime edhe qarkullimi i veturave me targa ilegale të lëshuara nga Serbia.

Shtim të interesimit të serbëve ka pasur edhe për pajisje me pasaportë të Kosovës.

Ndërsa të hënen pritet të pranojnë përgjigje edhe grupet që mund t’i hapin rrugë sharkimit të kryetarëve me përkatësi shqiptare dhe zgjedhjeve të reja.

Edhe për çështjen e asociaconit të komuanve me shumicë serbe, nga kundërshtimi i ashpër ndaj tij, në opinion tash diskutohet për përmbajtjen e tij dhe mundësitë e zbatimit.

“Ka një koncentrim të madh që brenda gjashtë muajve të ardhshëm të zbatohet minimumi plani franko-gjerman dhe aneksi i Ohrit që të ecet tutje dhe mos të pengohet rrugëtimi i anëtërësimit të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor”, ka thënë njohësi i procesit të dialogut, Gazmir Raci.

Raci thotë se në arritjen e marrëveshjeve që dikur ka qenë të pa-imagjinueshme, ka ndikuar edhe qasja e Kosovës por edhe zhvillimet e shtatorit në Banjskë.

“Pozicioni i Kosovës është shumë më i mirë edhe për shkak sulmeve terroriste por natyrisht edhe dakordanca e palës kosovare që janë të gatshëm të diskutojnë mbi propozimin e fundit dhe Kosova ka deponuar edhe komente mbi draftin e fundit të statutit të asociacionit”, vijon ai.

Sa i përket çështjes së rrymës qysh në vitin 2013 ishte nënshkruar marrëveshja për energji, por nuk është zbatuar asnjëherë për shkak të zvarritjes nga Serbia.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika