Fitorja e FC Dritës në derbin ndaj Gjilanit ishte “me fat” sipas trajnerit, Faruk Statovci.
Për analistin e rregullt të “Dueli Sportiv” barazimi ishte rezultat real.
“Nuk mundemi me thënë që Drita ka qenë superiore ndaj Gjilanit sot. Drita ishte pak me fat sot. Duke e marrë parasysh faktin që Gjilani kishte shumë djemë të rinjë në skuadër, Drita nuk ishte superiore. Mendoj që barazimi do ishte rezultat real”, tha Statovci.
I njëjti shtoi se “është akoma herët që të shihen ndryshimet te trajneri i Dritës, por i pash disa ndryshime në formacion”.
Derbi i Anamoravës është vetëm njëra nga temat kryesore që po diskutohen sonte në “Dueli Sportiv”.
Teksa, sonte po ashtu do të zhvillohet edhe gjysmëfinalja e dytë e kuizit “kush jam unë”.