Mediat në Shqipëri gjatë mëngjesit të së hënës (sot) kanë raportuar se gjashtë automjete janë përfshirë në një aksident në Rrugën e Kombit, pranë fshatit Blinisht.
Raportohet për dy të lënduar dhe dëme të shumta materiale.
Dyshohet se lagështia e ngricat në rrugë si pasojë e motit të keq, kanë ndikuar në aksident, ndërsa nuk dihet nëse shoferët po drejtonin mjetet sipas rregullave të qarkullimit rrugor.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor për ta zbardhur ngjarjen. Qarkullimi i mjeteve u bllokua deri në pastrimin e rrugës.