Deputetët e Bundestagut falënderojnë Kurtin “për angazhimin e palodhshëm për një Kosovë të lirë dhe demokratike”

Deputetët e Bundestagut gjerman nga Partia Sociale Demokrate (SPD), Nils Schmid dhe Lars Kilngbeil, kanë falënderuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, "për angazhimin e tij për një Kosovë të lirë dhe demokratike"

Deputetët e Bundestagut gjerman që vijnë nga radhët e Partisë Socialdemokrate (SPD), Nils Schmid dhe Lars Kilngbei,l kanë falënderuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, “për angazhimin e tij të palodhshëm për një Kosovë të lirë dhe demokratike”.

Këtë e bëri të ditur vetë Schmid përmes një postimi në X, pas takimit me Kurtin.

Schmid ka thënë se Ballkani Perëndimor i përket BE-së.

“Ballkani Perëndimor i përket BE-së. Në bisedë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, Lars Klingbeil dhe unë e falënderuam për angazhimin e tij të palodhshëm për një Kosovë të lirë dhe demokratike dhe përkushtimin e tij ndaj Procesit të Berlinit”, ka shkruar ai.

Kurti është takuar edhe  me kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz, në margjinat e kongresit të Partisë Socialdemokrate. Ai njoftoi se takimi me Scholzin ishte i frytshëm, teksa shprehu kënaqësinë e tij që po merr pjesë në kongresin e SPD-së gjermane.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika