Mbretëria e Bashkuar sanksionon kompaninë serbe për bashkëpunim me Rusinë

Mbretëria e Bashkuar ka vendosur sanksione ndaj kompanisë serbe Avio Chem, një ndër 46 kompanitë dhe individët që janë identifikuar si furnizues dhe financues të makinës luftarake ruse në konfliktin me Ukrainën. AVIO CHEM është akuzuar për dërgimin e shumtë të pjesëve të avionëve dhe aksesorëve tek subjektet ruse

Britania e Madhe

Mbretëria e Bashkuar i ka vendosur sanksione kompanisë serbe Avio Chem, një prej 46 kompanive dhe individëve që furnizonte dhe financonte Rusinë në luftë ndaj Ukrainës.

“AVIO CHEM, një kompani serbe e cila ka dërguar dërgesa të shumta të pjesëve të avionëve dhe aksesorëve te subjektet ruse”, njofton Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar.

Mbretëria e Bashkuar i ka goditur furnizuesit ushtarakë që mbështesin makinerinë e luftës ruse.

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka njoftuar për sanksione të reja që synojnë njerëzit dhe grupet që furnizojnë dhe financojnë ushtrinë e Putinit.

Mbretëria e Bashkuar ka shpallur 46 sanksione të reja që synojnë individë dhe grupe që furnizojnë dhe financojnë me armatim Rusinë.

Kjo përfshin bizneset në Bjellorusi, Kinë, Serbi, Turqi, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Uzbekistan, të cilat vazhdojnë të mbështesin pushtimin e paligjshëm të Ukrainës nga Rusia.

Duke përfshirë entitete që operojnë në Kinë, Serbi dhe Uzbekistan, Mbretëria e Bashkuar tani ka ndërmarrë veprime kundër mbi 30 subjekteve të vendeve të treta që mbështesin përpjekjet e Rusisë për luftë.

Kjo sinjalizon qasjen pa tolerancë të MB ndaj atyre që mundësojnë luftën e paligjshme të Rusisë kudo që të jenë.

Furnizuesit e huaj ushtarakë që eksportojnë pajisje dhe pjesë në Rusi janë në mesin e dhjetëra individëve dhe grupeve të sanksionuar sot për t’i shënjestruar ata që ndihmojnë makinën luftarake të Putinit.

Prodhuesit rusë të armëve dhe importuesit e mbrojtjes ishin gjithashtu në listën e 46 sanksioneve të reja të vendosura, si dhe 3 aktorë që mbështesin rrjetin e Grupit Wagner dhe 4 operatorë të anijeve të ashtuquajtura “flota hije” të përdorura nga Rusia për ta zbutur goditjen e sanksioneve të lidhura me naftën, imponuar nga MB së bashku me partnerët e G7.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika