Pse disa komuna nuk po e përkrahin faljen e 100 eurove nga tatimi në pronë?

Në Kosovë, 23 komuna nuk kanë përkrahur Ligjin për tatimin në pronë, që mundëson faljen prej 100 euro, duke theksuar mungesën e konsultimeve dhe ndikimin negativ në buxhetet e tyre, ndërsa drejtori i Asociacionit të Komunave ka theksuar se ky vendim është marrë nga niveli qendror pa pasur parasysh se si do të ndikonte në nivelin lokal

Foto ilustruese

Njëzet e tre komuna në Kosovë deri më tani nuk e kanë përkrahur Ligjin për tatimin në pronë, i cili mundëson faljen prej 100 euro për qytetarët.

Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave, Sazan Ibrahimi, ka thënë se këto komuna kanë vendosur kundër këtij ligji për shkak të mungesës së konsultimeve paraprake dhe ndikimit të drejtpërdrejtë në buxhetet e tyre.

Ibrahimi, në intervistë për emisionin “Rreth e Rrotull”, ka theksuar se nuk është e drejtë që vendimi i është imponuar komunave nga niveli qendror pa pasur një konsultim të mjaftueshëm, sidomos në lidhje me ndryshimet në Ligjin për tatimin në pronë.

Ai ka potencuar se shumica e komunave kanë miratuar buxhetet për vitin e ardhshëm dhe se një falje e tillë do të dëmtonte buxhetet e tyre.

“Mirëpo, 23 komunat nuk e kanë diskutuar sepse do të dëmtoheshin buxhetet e tyre në mënyrë të drejtpërdrejtë. Komunat i kanë miratuar buxhetet e tyre në shtator të këtij viti, të cilat do të zbatohen vitin e ardhshëm, dhe nëse miliona euro, ashtu komunat nuk kanë një buxhet jashtëzakonisht të madh, 22.6 për qind total e buxhetit total të Kosovës shkon nëpër komuna, kurse 77.4 për qind mbet në nivelin qendror”, ka deklaruar Ibrahimi.

Ibrahimi po ashtu ka vlerësuar se nuk është e drejtë që ky vendim është marrë nga niveli qendror pa pasur parasysh se si do të ndikonte në nivelin lokal.

“Kjo do të ishte kërkesa jonë, ju e keni buxhetin mbi 70 për qind, është mirë që nëse vendosni një falje të tillë ta bëni prej buxheteve të juaja, nëse një ministër e ka vullnetin për ta bërë një falje të tillë, le ta bëjë prej buxhetit të vet, dhe jo të marrë vendim në këtë rast ta amandementojë ligjin pa konsulta”, ka thënë tutje ai.

Sipas tij, nëse të gjitha komunat e Kosovës do ta merrnin një vendim të tillë, do të ishte mbi 28 milionë euro.

Ai gjithashtu ka bërë thirrje që nëse ka vullnet për të bërë një falje të tillë, atëherë Ministritë ose komunat duhet ta financojnë atë nga buxhetet e tyre vetë, duke shmangur ndikimin direkt në buxhetin e komunave.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika