Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është duke qëndruar për një vizitë zyrtare në Katar.
Ajo këtë të hënë është takuar me kryeministrin dhe ministrin e Jashtëm të këtij vendi, Jassim Al Thani.
Osmani, nëpërmjet një postimi në X, ka thënë se me kryeministrin e Katarit ka diskutuar rreth marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Katarit.
“Për përpjekjet tona të përbashkëta për të forcuar bashkëpunimin midis vendeve tona në një sërë fushash”, ka shkruar Osmani.
Gjithashtu, presidentja Osmani ka thënë se kryeministrit Jassim Al Thani i ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Katarit për vendin tonë.
In Doha, I met Qatar’s Prime Minister and Foreign Minister, @MBA_AlThani_.
A good discussion on 🇽🇰-🇶🇦 relations, and on our shared efforts to bolster cooperation between our countries across a range of areas.
Expressed gratitude for Qatar’s continued support for our country. pic.twitter.com/BZ10tkoF7K
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) December 11, 2023