Kuvendi komunal i Obiliqit, të enjten e 26 majit, ka votuar për zëvendësimin e bustit të heroit Fahri Fazliu me ngritjen e shtatores së tij.
Përmes një postimi në Facebook, Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi e ka bërë të ditur se ka vizituar familjarët e bashkëveprimtarit Fazliu.
“Një vizitë e veçantë nga Fadil Fazliu dhe Fahri Fadil Fazliu, familjarët e bashkëveprimtarit e Heroit të Kombit Fahri Fazliu”, ka shkruar Gashi.
Sipas tij, vizitat e tilla janë të mirëpritura dhe pikërisht në këtë ditë kur Kuvendi Komunal i Obiliqit ka aprovuar zëvendësimin e bustit të Heroit Fahri Fazliu me ngritjen e shtatores së tij.
Ai ka përmbyllur postimin e tij duke nderuar veprën e heroit, Fazliu.
“Lavdi jetës dhe veprës së Heroit Fahri Fazliu! Respekt i përjetshëm për familjen Fazliu!”, ka shtuar Gashi.