Osmani takohet me ministrin e Jashtëm të Somalisë, diskutojnë për bashkëpunimin në mes të dy vendeve

Në takimin në mes të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe ministrit të Jashtëm të Somalisë, Abshir Omar Jama, janë rikonfirmuar marrëdhëniet e mira dypalëshe

Pamje nga takimi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me ministrin e Jashtëm të Somalisë, Abshir Omar Jama.

Përmes një postimi në platformën X, Osmani ka thënë se në këtë takim kanë rikonfirmuar marrëdhëniet e mira dypalëshe.

Në këtë takim është diskutuar për potencialin rreth një bashkëpunimi më të zgjeruar në fusha të ndryshme.

“Rikonfirmuam marrëdhëniet tona të shkëlqyera dypalëshe dhe mbështetjen e ndërsjellë, ndërsa diskutuam edhe potencialin për një bashkëpunim më të zgjeruar në fusha të ndryshme”, ka shkruar Osmani.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika