Hoxha: Policia do të duhej të shihej si aparat i shtetit dhe jo si kundërshtar politik

Analisti Ylli Hoxha thekson se policia do të duhej të shihej “si aparat i shtetit dhe jo si kundërshtar politik”

Analisti, Ylli Hoxha, e quan të papranueshme protestën e Njësisë Speciale Intervenuese dhe të disa njësive të tjera të policisë.

Ai thotë se policisë duhet t’i ngrihet paga në tërësi.

Sipas analistit Hoxha, do të duhej të përfshiheshin në një dialog më serioz me qëllimin e gjetjes së një zgjidhjeje lidhur me kërkesat e tyre.

“Protesta është e papranueshme të ndodhë. Nuk duhet të ketë kësi lloj manifestimesh në këtë nivel të përgjegjësive të shtetit. Nuk mendoj që shpesh ose është e rëndomtë që njerëzit e njësive elitare të një shteti protestojnë para qeverisë së tyre. Nuk kam parë protesta të tilla. Mendoj që është e papranueshme, sepse nuk janë shërbyesit më të rëndomtë. Janë një njësi elitare që përballet me sfidat më të rënda të shtetit, janë në krye të shtetit, janë emblemë të shtetit, prandaj është e papranueshme ky lloj raporti”, tha Hoxha në emisionin “Debat Plus”, në RTV Dukagjini.

“Përgjegjësinë mbi këtë se policia doli para qeverisë të protestojë, mendoj që politika është dashur të jetë më e zhdërvjelltë në raport me ta. Do të duhej të përfshiheshin në një dialog më serioz, që do të gjente një kompromis që i përfshin disa prej kërkesave që i kanë policët sot”, shtoi ai.

Hoxha thekson se policia do të duhej të shihej “si aparat i shtetit dhe jo si kundërshtar politik”.

Po ashtu, Hoxha potencoi se këto protesta nuk bën të ndodhin në një shoqëri normale.

“Do të apeloja që edhe MPB edhe policia të gjejnë hapësirën për ta zhvilluar këtë dialog në mënyrë konstruktive dhe të gjejnë zgjidhje, nuk bën Njësia Speciale të protestojë, nuk është e pranueshme”.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Stane Gashi, nëna e UÇK-së

Nue Gashi dhe heroina, gruaja Stane Gashi, kishin 11 fëmijë, 3 vajza e 8 djemë. 3 prej djemve luftuan me armë në duar nën...

Të fundit nga rubrika