Përfaqësuesi i Rrjetit të Bizneseve të Diasporës në Evropë, Yll Blakaj, ka thënë se qëllimi i tyre është bashkimi i bizneseve shqiptare nëpër Evropë edhe më gjerë.
Blakaj ka thënë se këta do t’iu japin mundësi prodhuesve të Kosovës, që të lidhen me rrjetin e tyre nëpërmjet të cilit, sipas tij do të fuqizohen bizneset kosovare.
Ai ka paralajmëruar regjistrimin e bizneseve të premten, në orën 9 të mëngjesit, ku do të marrë pjesë edhe kryeministri, Albin Kurti.
“Kurti do të marrë pjesë nesër në Forumin e Bizneseve të Diasporës në Prishtinë” ka thënë Blakaj në emisionin FIVE në RTV Dukagjini.
Ndërsa ai ka ironizuar duke thënë “Kryeministrin Kurti, po ua sjellim ne Diaspora”.
Ndërsa ai ka shtuar se mbi 300 biznese nesër do të marrin pjesë, ku ka biznese prodhuese.