Dushi: Policia s’ka uniforma, Qeveria ka shumë fjalë por punë fare

Analistja, Ardita Dushi, ka thënë se lidhur me kërkesat e Policisë së Kosovës, Qeveria ka shumë fjalë, por punë fare. Ajo ka thënë se ka kohë që thuhet se Policia e Kosovës nuk ka mjete, vetura, veshmbathje e uniforma

Analistja Ardita Dushi

Analistja, Ardita Dushi, në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ka thënë se Qeveria e Kosovës ka shumë fjalë, por punë fare lidhur me kërkesat e Policisë së Kosovës.

“Është trompetuar shumë për rend, ligj dhe siguri dhe përflitet shumë për ri-rregullim të legjislacionit e për strategji të ndryshme por nuk është punuar, nuk është bërë punë. Vijmë në pozitën që njësia elitare që s’ka ndodhur të dalë në protestë. Dalja e tyre në protestë tregon mungesë totale të dialogut me krerët e shtetit”, ka thënë Dushi.

Dushi ka thënë se Policia e Kosovës janë duke hasur “në vesh të shurdhër” për kërkesat e tyre një vit e ca.

“Sa i përket policisë, ka kohë që thuhet se nuk kanë mjete, vetura, veshmbathje, uniforma. Thuhet se jelekët antiplumbë nuk i përmbushin standardet ndërkombëtare sepse u ka dalë afati. Do të thotë ka fjalë shumë, por punë fare. Për mua është për keqardhje dalja e FIT-it para Qeverisë, është një fotografi që nuk do të doja ta shihja kurrë për shtetin e Kosovës. Asnjëherë”, ka thënë Dushi.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Stane Gashi, nëna e UÇK-së

Nue Gashi dhe heroina, gruaja Stane Gashi, kishin 11 fëmijë, 3 vajza e 8 djemë. 3 prej djemve luftuan me armë në duar nën...

Të fundit nga rubrika