Një 18-vjeçar ka vdekur mbrëmë në fshatin Nikadin të komunës së Ferizajt, në vendin e tij të punës.
Policia ka njoftuar se mjekët kanë thënë që vdekja ka qenë natyrore.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar është sjellë pa shenja jete në QE-Ferizaj, ku dyshohet se derisa ka qenë në vendin e punës i është keqësuar gjendja dhe ka ndërruar jetë. Sipas mjekëve, vdekja është natyrore, megjithatë njësitet policore janë duke kryer hetimet lidhur me rastin”, thuhet në njoftim.
Me vendim të prokurorit trup i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.