Biznismenit i del problem me monedhat 2 euro, dyshon se ka rreth gjashtë mijë euro false

Biznesmeni Sylejman Neziri është shprehur i pakënaqur me qarkullimin e monedhës 2 euro false në biznesin e tij privat.

Ai ka theksuar se në biznesin e tij janë mbledhur rreth 30 mijë euro, ku prej tyre rreth gjashtë mijë, pesë ose tre mijë euro dyshohet se janë nga dy euro false.

“Në dy marketet e tij janë gjetur 30 mijë euro, e prej tyre ka mundësi me dalë gjashtë mijë, pesë ose tre mijë euro. Por, nuk besoj që janë të gjitha false”, ka thënë Neziri.

Kështu ka thënë ai në emisionin “Rreth e Rrotull” në RTV Dukagjini.

Dhe kjo shumë të grumbulluar, sipas Sylejmanit, është mbledhur këto vitet e fundit, pasi që konsumatorët gradualisht kanë dorëzuar monedha hekuri ose kanë paguar me to shërbimet, por që tani këta të fundit nuk i pranojnë më monedhat dy euro.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika