Rohde: Kosova dhe Serbia t’i kryejnë detyrat e tyre

"Obligimi i Kosovës nga viti 2015 është themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe pjesë të marrëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit për Kosovën e pjesa kryesore është themelimi i Asociacionit. Siç e kemi thënë sapo ka nisur dhe gjithashtu edhe pala tjetër, Serbia, duhet të bëjë detyrat e saj”, ka deklaruar ambasadori gjerman, Jorn Rohde

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde.

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se nuk duhet të diskutohet nëse duhet të nënshkruhet marrëveshja e Brukselit dhe Ohrit, por zbatimi i saj si nga Kosova, ashtu edhe nga Serbia.

Sipas tij, Kosova dhe Serbia duhet t’i kryejnë obligimet e tyre.

“E kam thënë edhe më parë, ajo që na duhet tani është zbatimi dhe jo diskutimi se si do të arrijmë atje. Sepse më parë kishte shumë marrëveshje që janë nënshkruar, por nuk janë zbatuar. Prandaj jemi përqendruar tani në zbatim. E shohim tani zbatimin e udhërrëfyesit të energjisë, gjithashtu edhe zbatimin që nënkupton që njerëzit po i ndërrojnë targat e makinave. Për ne zbatimi i marrëveshjes së Brukselit dhe të Ohrit është e rëndësishme. Kosova duhet të bëjë detyrat e saj dhe gjithashtu edhe Serbia”, ka thënë ai në një intervistë për RTV21.

Ambasadori gjerman ka kërkuar nga Qeveria që ta kryejë obligimin e saj për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

”Kjo është ajo që BE-ja, Gjermania dhe të gjithë partnerët e afërt të Kosovës presin nga ajo. Obligimi i Kosovës nga viti 2015 është themelimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe dhe pjesë të marrëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit për Kosovën e pjesa kryesore është themelimi i Asociacionit. Siç e kemi thënë sapo ka nisur dhe gjithashtu edhe pala tjetër, Serbia duhet t’i bëjë detyrat e saj”, ka shtuar Rohde.

Sipas ambasadorit të Gjermanisë, zgjidhja e tensioneve në veri të vendit duhet të bëhet përmes procesit të normalizimit dhe themelimit të Asociacionit.

“Pjesë e zgjidhjes dhe zgjidhja është procesi i normalizimit dhe Asociacioni i Komunave me shumicë serbe do të sjellë dhe është synim i normalizimit të jetës për të gjithë në Kosovë dhe kjo përfshin veriun”, ka thënë tutje ambasadori gjerman.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika