Aliu: Linja hekurudhore “Prishtinë- Aeroport” po bëhet

Ministri i Mjedisit, Liburn Aliu, tha se linja hekurudhore “Prishtinë – Aeroporti Ndërkombëtar Adem Jashari” si dhe linja R7, segmenti “Banullë – Carralevë”, tashmë janë përfshirë në rrjetin e TEN-t

Ministri i Mjedisit, Liburn Aliu, njoftoi se linja hekurudhore “Prishtinë – Aeroporti Ndërkombëtar Adem Jashari” si dhe linja R7, segmenti “Banullë – Carralevë”, po bëhen.

Në takimin e Këshillit Ministror, bashkë me ministrat e transportit nga shtetet fqinje, është diskutuar për progresin që është bërë në rrugë e hekurudha, lehtësimin e transportit, korridoret dhe lidhjen e shteteve të Ballkanit Perëndimor.

“Në këtë takim të frytshëm që tregoi se është bërë shumë progres, morëm lajmin e mirë që linja hekurudhore “Prishtinë – Aeroporti Ndërkombëtar Adem Jashari” si dhe linja R7, segmenti “Banullë – Carralevë”, tashmë janë përfshirë në rrjetin e TEN-t, dhe rrjedhimisht kemi qasje në fondet e BE-së, ku prej tyre 50% janë grante për projekte hekurudhore dhe 40% për ato rrugore”, ka shkruar Aliu në Facebook.

Sipas ministrit Aliu, janë prezantuar të arriturat e Kosovës rreth legjislacionit dhe direktivave të BE-së si dhe progresin që është bërë në hekurudha e rrugë.

“Diskutuam për forma të reja të transportit, të munguara deri më tani, me kosto më të ulët dhe me ndikime sa më të vogla në mjedis. U dakorduam që të vazhdojmë takimet koordinuese rreth synimeve afatgjata, në mënyre që të arrijmë objektivat e përcaktuara, dhe të punojmë së bashku drejt qëllimeve të përbashkëta”, shtoi më tej ai.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika