Sazan Ibrahimi, drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK), në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ka thënë se shumica e kryetarëve të komunave shprehin zhgënjim për ndarjet buxhetore për vitin 2024.
“Shumica absolute e kryetarëve janë shumë të zhgënjer me ndarjet buxhetore për vitin e ardhshëm”, ka thënë Ibrahimi.
Ibrahimi është shprehur se në vitin e ardhshëm komunat do të ballafaqohen me shumë probleme.
“E kemi…e Gjykatës Supreme, e cila nëse zbatohet në plotni, do t’ia marrë komunave mbi 26 milionë euro nga buxhetet e tyre, drejtpërdrejt nga projektet për investimet kapitale”, ka thënë tutje Ibrahimi.
Ibrahimi ka shtuar se ka shumë komuna, që nuk u është ndarë fare buxheti për vitin e ardhshëm, përfshirë këtu Ferizajn, Lipjanin e Gjakovën.
“Ka komuna që do të kenë zero projekte të reja. Me dhjetëra projekte, komunat dërgojnë tek niveli qendror, sepse 22.6 për qind e buxhetit total të Republikës së Kosovës ndahet për komunat, aty hynë pagat, meditjet, subvencionet e të tjerë”, ka shtuar ai.