Borrell: Samiti synon të krijojë lidhje të ngushta në mes të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

Shefi i Diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka thënë se samiti i liderëve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor synon të krijojë lidhje më të ngushta midis BE-së dhe rajonit

Shefi i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell

Shefi i Diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka folur për samitin e liderëve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor.

Me anë të një postimi në llogarinë e tij në platformën X, Borrell ka thënë se ky samit synon të krijojë lidhje më të ngushta midis BE-së dhe rajonit.

Sipas tij, zgjerimi është një investim gjeostrategjik në paqe, siguri dhe prosperitet.

“Liderët e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor do të takohen sot në Samiti. Ky Samit i rëndësishëm synon të krijojë lidhje më të ngushta midis BE-së dhe rajonit – anëtarëve tanë të ardhshëm të BE-së. Zgjerimi është një investim gjeostrategjik në paqe, siguri dhe prosperitet”, shkroi Borrell.

Ndryshe, presidentja Vjosa Osmani ka udhëtuar për në Bruksel, ku do ta përfaqësojë sot Kosovën në samitin e liderëve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor. Osmani ka udhëtuar me ftesë të presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel.

“Në takimin e liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, Presidentja Osmani do të diskutojë nevojën e përshpejtimit të procesit të integrimit në dritë të sfidave të vazhdueshme të sigurisë në rajon dhe më gjerë, duke filluar me mbështetjen për statusin e vendit kandidat për Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se liderë të BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor në Bruksel, ndër të tjera, do të diskutojnë për procesin e zgjerimit dhe perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, bashkërendimin me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së, si dhe tejkalimin e sfidave të përbashkëta.

Në kuadër të samitit, Osmani po ashtu do t’i informojë krerët e shteteve të BE-së lidhur me situatën e sigurisë në vend, pas sulmit të agresionit të Serbisë më 24 shtator.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika