Në janar të vitit të ardhshëm pritet të mbahet seanca në Gjykatën e Apelit, për vendimin e Themelores ndaj të akuzuarve Dardan Krivaqa e Arbër Sjediu.
Apelit i ka ftuar palët që të paraqiten në seancën që do të mbahet në janar, pas ankesave të palëve që janë bërë në këtë Gjykatë.
“ështe caktuar seanca e kolegjit ne cështjen penale kunder te akuzuarit Dardan Krivaça për shkak te vepres penale dhunim nga neni 227 par.4 nënpar.4.1 lidhur me par.1 te Kodit Penal te Republikes se Kosoves (KPRK-s) dhe vepres penale ne bashkekryerje vrasje e rënde nga neni 173 par.1 nënpar. 1.3 dhe 1.4 te KPRK-se, si dhe kunder te akuzuarit Arber Sejdiu për shkak te veprës penale ndihme ne kryerjen e dhunimit nga neni 227 par.4 nënpar. 4.1 lidhur me par. 1 dhe nenin 33 te KPRK-se dhe vepres penale ne bashkökryerje vrasje e rende nga neni 173 par. 1 nenpar. 1.3 dhe 1.4 lidhur me nenin 31 te KPRK-së, duke vendosur sipas ankeses sẽ Prokurorise Themelore ne Ferizaj-Departmenti per Krime te Renda, mbrotesit te akuzuarit Dardan Krivaça, av. Admir Salihu, mbrojtesve te akuzuarit Arber Sejdiu, av. Arbnora Shefkiu dhe av. Avni Ibrahimi, si dhe perfaqësuesit te paleve te demtuara Muhabi dhe Valdete Osmani, av. Gazmend Rexhepi, te ushtruara kunder Aktgiykimit te Gykates Themelore ne Ferizaj – Departmenti per Krime te Renda, 2022:132923 i dates 04.08.2023.”, thuhet në njoftimin e Apelit qe e ka siguruar Dukagjini.
Ndërsa të akuzuarit Arbër Sejdiu i janë shqiptuar 15 vjet burgim për ndihmë në kryerjen e veprës penale “Vrasje e rëndë”.
Dy të akuzuarit, Krivaqa dhe Sejdiu, megjithatë u liruan nga akuza e dhunimit, përkatësisht ndihmës në kryerjen e dhunimit, pasi sipas Gjykatës, nuk ka pasur prova të mjaftueshme për të vërtetuar një gjë të tillë.
Marigona Osmani ishte 18-vjeçare kur u vra më 22 gusht të vitit 2021 në banesën e të akuzuarit kryesor, Dardan Krivaqa, në qytetin e Ferizajt.
Sipas aktakuzës, Dardan Krivaqa dyshohet se më 21 gusht 2021, rreth orës 10:14, në banesën e tij, pa pëlqimin e tani të ndjerës Marigona Osmani, e kishte detyruar atë të kryente marrëdhënie seksuale dhe e kishte abuzuar e maltretuar në forma të ndryshme.
Një ditë më pas, më 22 gusht 2021, Krivaqa dhe Sejdiu akuzohen se kanë privuar nga jeta Marigona Osmanin, në përpjekje për ta fshehur veprën penale të dhunimit.
Krivaqa dhe Sejdiu u akuzuan për një sërë veprash penale, përfshirë atë të dhunimit, ndihmës në kryerjen e dhunimit, si dhe vrasjes së rëndë në bashkëkryerje.
Aktakuza thotë se Sejdiu me dashje kishte ndihmuar Krivaqën në kryerjen e veprës penale të dhunimit.
Ai akuzohet se edhe pse ishte në dijeni se Krivaqa po kryente aktin e dhunimit, me dashje kishte marrë veprime në lehtësimin e kryerjes së kësaj vepre penale si dhe vazhdimisht kishte vëzhguar nëse ndonjë banor është duke lëvizur aty pari.
Që të dy akuzohen po ashtu se kanë tentuar t’i fshehin gjurmët e krimit, duke tentuar të fshehin pamjet e kamerave të sigurisë.