Gashi për ndarjen e 100€ për pensionistët: Po mbulohet plaçkitja që na është bërë ndër vite, është fyerje

Kryetari i Shoqatës së Pensionistëve të Kosovës, Nijazi Gashi, e ka quajtur vendimin e Qeverisë së Kosovës për ndarjen e shtesave prej 100 eurosh për këtë kategori si mbulesë e plaçkitjes që u është bërë ndër vite

Kryetari i Shoqatës së Pensionistëve të Kosovës, Nijazi Gashi, e ka quajtur vendimin e Qeverisë së Kosovës për ndarjen e shtesave prej 100 eurosh për këtë kategori si mbulesë e plaçkitjes që u është bërë ndër vite.

Gashi shtoi se me këtë vendim, kryeministri Kurti po mundohet që të tregohet human, e që, sipas tij, Qeveria është duke iu dhënë pensionistëve më pak sesa u ka marrë gjatë këtyre viteve.

“Kjo është edhe një sihare e Qeverisë dhe kjo do me mbulua vjedhjen, plaçkitjen që është duke iu bërë pensionisteve që sa vite është në Qeveri, duke u munduar që të prezantojë tash që është tepër humane edhe sociale. Tash kjo quhet një dhurimi, një falje, një shpërblim për pensionistët, kurse kjo qeveri ju ka marrë pensionistëve gjithë kohën atë që e kanë merituar dhe nuk iu ka dhënë”.

“Që e ka vlerësuar edhe Gjykata Kushtetuese si diçka të paligjshme që e ka bë dhe ai nuk ju a jep ende. Dhe shtyn afate për realizimin e saj në pafundësi. Dhe tani del që kishe jam kaq humane që po ju dha ato që ma pak se që na ka marrë. Na jep diku qind për qind me pak se na ka marrë. Pastaj, kjo del që kjo është humane dhe është për politika sociale çfarë na ka premtuar në fillim të zgjedhjeve”, tha ai.

Gashi tha se kjo shtesë prej 100 eurosh, edhe pse është e nevojshme për shumicën e pensionistëve, është një fyerje për ta.

Ai tha se duke parë sjelljet e ligjvënësve në Kuvendin e Kosovës, nganjëherë i vjen keq se cilit popull i takon, raporton EO.

“Kjo është për neve fyerje edhe pse ne e dimë që shumë pensionistë ju bënë punë, iu hynë në punë, po ja që të tillë jemi, sepse edhe këta deputet, edhe këta ligjvënës në Kuvendin e Kosovës janë nga ne si popull. Dhe tash më vjen nganjëherë keq cilit popull i takon kur i sheh qysh janë duke u sjellë”, tha ai.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika